Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës njofton se natën mes të premtes dhe të shtunës, persona të panjohur ia kanë vjedhur një qytetari në fshatin Videjë të Klinës veturën e tipit Lancia, një lopë dhe dy viça.

Tutje Policia sqaron se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe pas kërkimeve në një livadh e braktisur është gjetur vetura e lartcekur.

Sipas Policisë rasti në fjalë është duke u  hetuar.