Menaxheri i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Driton Hyseni, ka paralajmëruar se nesër e pasnesër do të ketë qarkullim të madh të udhëtarëve në ANP
Ai ka paralajmëruar se nesër e pasnesër do të jenë gjithsej 100 fluturime dhe që të gjitha do të realizohen sipas planit.
Ndryshe Aeroporti i Prishtinës vitin e kaluar kishte thyer rekordin e udhëtarëve që e kishin shfrytëzuar atë për vajtje-ardhje.







