Edhe gjatë vitit të kaluar, sikur në dhjetë vitet e fundit, rreth 100 mjekë thuhet se kanë shkuar nga Kosova për të punuar në Gjermani.
Për të ndalur këtë trend të ikjeve, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se janë bërë shumë punë gjatë vitit 2018 që kjo të ndodhë.
Dyfishimi i pagave për mjekë, nga 600 në 1200 euro, përmirësimi i kushteve të punës, blerja e aparaturave të reja të cilat ua lehtësojnë punën profesionistëve shëndetësorë etj.
Megjithatë, për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kjo dukuri po merret si diçka që po ndodhë tani, edhe pse tre ministrat e fundit në sektorin e shëndetësisë kanë qenë nga kjo parti.
Zëdhënësi i LDK-së, Besjan Mustafa, ka postuar një fotografi në të cilën shihen disa shifra për largimin e mjekëve edhe pse kjo kishte nisur pikërisht në kohën që me shëndetësinë udhëhiqte kjo parti pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë që ishte krijuar në sistemin shëndetësor.
Por, përkundër vajtimit të LDK-së për ikjen e mjekëve për ikjen e mjekëve, deputetët e kësaj partie nuk e votuan ligjin për paga që u siguri rritjen më të madhe të pagave profesionistëve shëndetësorë në 20 vitet e fundit dhe pagat më të lartat në rajon.
Më poshtë, këtë grafikë, mund të shihni edhe rritjen e pagave për profesionistët shëndetësorë. /







