Presidenti Hashim Thaçi nuk e ka dekretuar Ligjin për Paga të votuar në Parlament.
Kjo duket se ka ndodhur pas shumë ankesave që kanë shkuar në zyrën e tij nga punëtorët e sektorit publik.
Pavarësisht kësaj ky ligj konsiderohet i shpallur dhe mund të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Besnik Tahiri, koordinator Nacional për Reforma Shtetërore, ka thënë se pakoja e reformave shtetërore ky hynë edhe Ligji i Pagave është hapi më i madh që Kosova ka ndërmarrë në 11 vjet shtet.
“Ligji për Pagat ka shkuar disa herë në Parlament, por nuk ka pas vullnet të shkohet tutje – deri tash kur përfundimisht u votua nga deputetët”, ka thënë Tahiri në Info Magazine.
“Sot, ky është ligji më i mirë”.
Tahiri ka bërë më dije se do të gjendet zgjidhje edhe për të gjithë të pakënaqurit, sikurse për punëtorët e Aviacionit Civil, për Shërbyesit Civil dhe kategoritë të tjera.
“Jemi duke i trajtuar të gjithë, duke mos e hapur ligjin, por duke ofruar zgjidhje. Të gjitha zotimet që i ka bërë kryeministri Ramush Haradinaj do t’i fusim në zbatim. Ne do t’i trajtojmë të gjitha këto dhe do të ecim përpara”.






