Lokale - eSIMy

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se heqja e taksës për produktet serbe është kthim prapa për Kosovën.

Se pse nuk epet nga qëndrimi që kjo tarifë të mos hiqet, Haradinaj ka thënë se po e bën për dy motive, njofton Klan Kosova.

“Për të dyja, për fitim votash dhe të mirën e shtetit. Nuk ndahen. Jemi në politikë të gjithë”, është përgjigjur ai para gazetarëve.

“Për taksën jemi në rrugë deri në një marrëveshje finale me Serbinë. Nëse në këtë etapë fillojmë me hapa prapa do të na kërkohen plot hapa të tjerë prapa. Nuk është veç taksë, është punë parimi. Nëse viktimës i vihen kushte finalja në dialog do të jetë e keqe. Nëse fillojmë me hapa prapa dhe me lëshime që kemi bërë joparimore, atëherë do të na gërditet zgjidhja finale dhe do t’i nxjerrim punë popullit tone”.

“Më mirë t’i kalojmë dhimbjet tash. Kushte mund të qesim ne jo pala serbe. Më shqetëson kualiteti i marrëveshjes finale sot. Sa për vota nuk dihet kush fiton e kush humbë. Pastaj kush të fitojë më shumë a më pak është tjetër punë”.