Lokale - eSIMy

Paga minimale në Kosovë, ka qenë sot temë e tryezës së thirrur të Partisë Social Demokrate.

Në këtë tryezë, në të cilën folu nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, u theksua se në Kosovë është paga më e ulët në rajon dhe se të gjithë ata që paguhen në pagën minimale janë harruar nga shteti dhe shoqëria, njofton Klan Kosova.

Ymeri në fjalën e tij tha se paga minimale nuk i mbulon as për së afërmi kushtet për jetë dhe se kjo pagë po i lë punëtorët në pragun e varfërisë.

”Përcaktimi i pagës minimale duhet të burojë nga një proces gjithëpërfshirës demokratik në mes të partnerëve shoqëror”, tha ai.

Ndërsa, deputetja Besa Baftiu, foli më shumë se strukturën e të punësuarve në Kosovë.

Sipas saj, kjo është në shpërputhje të plotë me bilancin gjinor sa i për ketë bazës materiale, njofton Klan Kosova.

Baftiu, tha se 80, 7 përqind e grave në Kosovë nuk kërkojnë pune fare për shkak të gjasave të vogla për t’u punësuar.