Në rrugën “Mon Balaj” në Prishtinë dje është arrestuar një person.
I njëjti pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.
Viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.






