Lokale - eSIMy

Vinicius Junior është duke shkëlqyer këtë sezon te Real Madridi.

Pas paraqitjeve fantastike me madrilenët, drejtuesit e klubit i kanë ofruar rinovim kontrate sulmuesit.

Por, braziliani ka vënë kushte për vazhdimin e kontratës.

Sipas mediave spanjolle, sulmuesi i talentuar ka kërkuar pagë prej 10 milionë eurosh në vit për të nënshkruar kontratën e re.

18-vjeçari këtë sezon me “Mbretërit” në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe ka pasur 13 asistime.