Lokale - eSIMy

Boksieri shqiptar, Shefat Isufi, do të përballet për titullin vakant të botës WBO në kategorinë super të mesme me britanikun Joe Saunders në një meç që do të zhvillohet në Wembley.

29-vjeçarët do të përballen më 13 prill, raporton BBC.

Shefat Isufi në karrierë ka 27 fitore, 3 humbje e dy barazime. Nga 27 fitore, 20 i ka me nokaut.

Saunders u rikthye në dhjetor në ring pas një viti jashtë për shkak të dështimit të testeve të dopingut.