Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka arrestuar një shqiptar të Luginës, pasi që i njëjti dyshohet se kontrabandoi mallra në Kosovë.

Në fshatin Hodonoc të Kamenicës, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës ka arrestuar një shqiptar të Luginës.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollimit të automjetit të të dyshuarit, është vërejtur se i njëjti transportonte skele alumini dhe lidhëse metalike për te cilat dyshohet se i ka sjelle rrugëve ilegale.

Me vendim të prokurorit automjeti me mall i është dorëzuar doganës ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.