PSG do të detyrohet që të shesë disa lojtarë në verë, në mënyrë që ta rikthej bilancin pozitiv në rregullin financiar.
Sipas ‘The Times’, skuadra franceze ka një mosbalancim prej 150 milionë eurove në rregullin financiar, dhe rrezikon të dënohet nga UEFA.
PSG është e detyruar ta shesë Neymarin në verë te Real Madrdi, në mënyrë që të rikthehet në bilancin pozitiv.
Braziliani pritet të kalojë për 250 milionë euro te madrilenët, duke e thyer rekordin personal të transferimeve.






