Lokale - eSIMy

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, si çdo herë që bën urime të veçanta për qytetarët e Kosovës, edhe këtë herë në gjuhën shqipe, ka uruar 11 vjetorin e Pavarësisë.

“Sot, para 11 vitesh, Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaar-it. Kosova u lind si Republikë shumë-kombëshe, demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut”, ka nisur urimin e tij O’Connelli.

Tutje, ai ka thënë se Britania e Madhe do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën gjithnjë.

“Ju uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës, dhe mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë e Kosovës”, ka thënë tutje O’Connelli.

11 vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Urime Dita e Pavarësisë, Kosovë!#UKandKosovo ????

Publiée par British Embassy, Pristina sur Vendredi 15 février 2019