Ashtu siç kishin paralajmëruar, sot sindikalistët e Agjencisë së Navigacionit Ajror kanë filluar grevën.
Asnjë aeroplan nuk ateroi e as nuk fluturoi për një orë në Kosovë. Kjo pasi Shoqata Sindikale e Kontrollorëve të Trafikut Ajror, mbajti greve njëorëshe duke kundërshtuar përfshirjen e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror në ligjin për pagat.
Ndërkaq ata kanë paralajmëruar se greva do të përshkallëzohet çdo ditë.
Greva do të mbahet deri më 19 shkurt.






