Lokale - eSIMy

Deputeti i Partisë Social-Demokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar lidhur me bashkëpunimin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai me këtë rast në rrjetin social “facebook” ka shpërdarë një video me mbishkrimin:

“Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte “argat i Serbisë”, kurse tash “çkapës i shtetit”. Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri “i respektuar” që “deshi ta ndryshojë Kosovën”.

Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi! përfundon postimi i Molliqajt.

Shiheni bashkëpunimin jo-parimor në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Dikur ky i fundit ishte "argat i Serbisë", kurse tash "çkapës i shtetit". Dikur për Kurtin, Mustafa ishte i nënshtruar i Thaçit, mbrojtës i Jabllanoviçit, shërbëtor i Serbisë… kurse sot njeri "i respektuar" që "deshi ta ndryshojë Kosovën".Shpërndajeni që ta shohin të gjithë këtë hipokrizi!

Publiée par Dardan Molliqaj sur Mercredi 13 février 2019