Lokale - eSIMy

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka uruar komunitetin ashkali për Ditën e Flamurit.

“Rast i mirë, që në prag të shënimit të kësaj dite, në emër të Qeverisë t’i uroj ata dhe të shpreh përkushtimin, që komuniteti ashkali, përpos të drejtave kushtetuese të gëzojë edhe mirëqenie ekonomike, sociale e kulturore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë:

Dita e Flamurit të Komunitetit Ashkali tashmë është shndërruar në festë të përbashkët. Rast i mirë, që në prag të shënimit të kësaj dite, në emër të Qeverisë t’i uroj ata dhe të shpreh përkushtimin, që komuniteti ashkali, përpos të drejtave kushtetuese të gëzojë edhe mirëqenie ekonomike, sociale e kulturore. Komuniteti ashkali ka qenë pjesë e proceseve deri në liri dhe shtetndërtim të Kosovës. Avancimi i shtëpisë sonë të përbashkët është synim i të gjithë neve. Urime Dita e Flamurit bashkëqytetarëve tanë.