Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në fshatin Mogillë të Kllokotit dy persona ka rrahur pjesëtarin serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së).

Sipas raportit policor, ky pjesëtar i FSK-së, teksa ishte duke udhëtuar me veturë private, pasi është ndalur në fshat është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur.

Bëhet e ditur se ata ia kanë dëmtuar edhe parafangon e veturës.

Viktima pas pranimit të ndihmës mjekësore është liruar në shtëpi.

Njësitet policore janë në kërkim të personave të dyshuar.