Një grua e moshës 71 vjeçare është gjetur pa shenja jete në mesnatën e së enjtes në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ndërsa tha se bëhet fjalë për të moshuarën me inicialet S.B e cila është gjetur e shtrirë në rrugën ”Ndue Perleshi”.
”Sot në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë”.
”Menjëhere në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bëhet fjalë për një femër S.B 71 vjeç”.
Po ashtu Flora Ahmeti ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me hetimin e rastit, njofton Klan Kosova.






