Lokale - eSIMy

Një person në Lipjan pësoi nga hajnat.

Por, atij nuk iu vodhën gjëra me vlerë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima e gjinisë mashkullore ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në oborrin e shtëpisë së tij, me ç’rast me forcë kanë hapur derën metalike të kontejnerit dhe nga aty i kanë vjedhur një pushkë gjuetie.

Nuk raportohet për të arrestuar.