Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se mbledhja e kryesisë ishte kërkesë e jashtëzakonshme e 40 deputetëve.

Ai ka thënë se abuzimi i 16 vjeçares nga Drenasi, është rast i rëndë, i pamoralshëm, pedofili dhe abuzim i pozitës zyrtare, njofton Klan Kosova.

”Abuzimi ndaj të miturës është rast i rëndë, i pamoralshëm, pedofili dhe abuzim i pozitës zyrtare”.

”Sido që të jetë ne si shoqëri kemi fuqi për ta përballuar e për t’u ballafaquar me njerëz të tillë që na dëmtojnë imazhin e shtetit dhe etikën institucionale”.

”Këto s’do tolerohen, sot do të kemi debat për këtë, si mesazh t’i mbrojmë institucionet për shkak të njerëzve të krimbur – s’mund të gjejë shprehje për njerëz të tillë”.

”T’i ruajmë Institucionet e Kosovës, Policinë e Kosovës e cila ballafaqohet çdo ditë me krimin e që biejnë edhe në krye të detyrës për të mbrojtur rendin”.

”T’i mbrojmë mjekët tanë të jashtëzakonshëm, shërbimet për qytetarët”.

”Njerëzit e tillë le t’i marrin dënimet e merituara, ajo kryesorja është se do jemi të pamëshirshëm ndaj veprimeve që cenojnë moralin kombëtar e institucionet tona”.