Në lidhje me rastin e abuzimit seksual të së miturës në Drenas, është arrestuar edhe mjeku i cili dyshohet se ka kryer abort të palejueshëm.
Lajmi.net ka kontaktuar me avokatin e mjekut, Fehmi Ahmetit, Haxhi Millaku i cili ka thënë për lajmi.net se klienti i tij është i pafajshëm.
“Ka filluar procedura 48 orëshe, procedura parapenale për dyshimin për vepër penale për të cilën, jo vetëm që është i pafajshëm, por nuk ka asnjë element të asnjë figure”, është shprehur Millaku.
Ai madje fajtor pse gjinekologu gjendet në polici i sheh mediat dhe popullin e dezinformuar.
“Por doktorin, mediat, gazetarët dhe populli i dezinformuar e kanë dërguar në vajtje”, ka vazhduar tutje Millaku
Ai për lajmi.net ka thënë se vajza në kontaktin e saj me doktorin ka qenë 18 vjeçare dhe jo e mitur.
“Ajo nuk është e mitur, ajo është 18 vjet e 7 muaj pa katër ditë. Kontakti i parë që ka pasur me doktorin në ordinancë është në janar të vitit 2019”, ka përfunduar Millaku.
Vlen të theksohet se në lidhje me rastin janë arrestuar edhe mësuesi dhe polici Vesel Veseli që dyshohet të kenë abuzuar seksualisht të miturën.






