Lokale - eSIMy

Pas dyshimeve se një e mitur në Drenas është keqpërdorur seksualisht nga mësimdhënësi i saj dhe nga një hetues policor, “Youth Initiative for Human Rights” ka thirrur për protestë në Prishtinë.

Sipas YIHR-së, të enjten, 7 shkurt, do të protestohet prej orës 12:00 para stacionit qendror policor në Prishtinë “kundër dhunës së legjitimuar brenda Policisë së Kosovës ndaj grave e vajzave”.

“Rasti më i fundit, ku dyshohet se një hetues policor ka dhunuar, përndjekur, kërcënuar e abuzuar një të mitur nga Drenasi, na shokoi të gjithëve, e kjo kërkon reagim mbarë qytetarë. Nuk duhet të heshtim para rasteve të tilla, e të lejojmë të tjera te zhvillohen në heshtje. Policia e Kosovës ka për detyrë të na mbrojë, e jo të qëndrojë pas krimeve të tilla”, thuhet në reagimin e YIHR-së. “Ftojmë të gjithë të mblidhemi para policisë në ora 12:00. Së bashku të qendrojmë kundër këtyre padrejtësive e të sigurohemi që raste të tilla mos të përsëriten”.

“Viktimat duhen të mbrohen, përdhunuesit të dënohen!” përfundon reagimi i YIHR-së.