Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur pas deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Kryeministri Haradinaj tha se Kosova është shkëputur nga UNMIK-u dhe këto deklarime nuk janë reflektim i të vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.
Megjithatë Haradinaj e pranoi se derisa Serbia nuk e njeh Kosovës si shtet, do të ketë tensione.
“Ne kemi shkëputur komunikimin me UNMIK-u, ata i shkruajnë këto letra dhe i dërgojnë atje, nuk është reflektim i së vërtetës së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Derisa s’ka njohje është normale, ka tensione”, tha Haradinaj, raporton EO.






