General view of emergency services attending the scene outside Sennaya Ploshchad metro station, following explosions in two train carriages in St. Petersburg, Russia April 3, 2017. REUTERS/Anton Vaganov
Lokale - eSIMy

Rreth 100 ndërtesa rreth kryeqytetit rus janë evakuuar, për shkak të kërcënimeve me bombë.

Një seri alarmesh të rreme të martën (5 shkurt) detyruan mijëra njerëz të dilnin nga banesat e tyre në Moskë, njofton Klan Kosova.

Fëmijët në shkolla, punonjësit e zyrës dhe klientët ishin ndër ata që kishin vetëm pak kohë që të dilnin e të boshatisnin 100 ndërtesa rreth qytetit, thanë zyrtarët lokalë për mediat e huaja.

Në total, rreth 20,000 njerëz janë evakuuar nga ndërtesat publike, qendrat tregtare dhe shkollat në Moskë dhe në rrethina.

Disa institucione, të tilla si Universiteti Shtetëror Rus i Shkencave Humane, anuluan aktivitetet për gjithë ditën për shkak të ndërprerjes të shkaktuar nga evakuimi masiv.

Javën e kaluar, rreth 55 ndërtesa në Shën Petersburg duhej të evakuoheshin. Kërcënime të ngjashme janë raportuar dhe në disa qytete të tjera si Krasnoyarsk në Siberi dhe Volgograd në jug