Lokale - eSIMy

Mesfushorit brazilian Philippe Coutinhos, i është thënë se kurrsesi nuk mund ta braktisë Barcelonën.

Krerët e skuadrës katalunase i kanë thënë futbollistit 26 vjeçar që ta shpërfillë interesimin e shprehur nga skuadra Manchester United, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Braziliani ka kaluar vetëm një vit në skuadrën katalunase dhe për shkak të aftësive të shkëlqyera të tij, disa skuadra angleze janë të gatshme që ta përvetësojnë atë.