Lokale - eSIMy

Dy grabitje kanë ndodhur sot pasdite në qytetin  e Pejës.

Burime të KALLXO.com kanë thënë se cak i këtyre grabitjeve kanë qenë dy institucione mikrofinanciare.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga këto grabitje dhe ende nuk dihet nëse ka pasur shkëmbim zjarri.

Grabitjet në institucionet bankare dhe mikrofinanciare janë shpeshtuar muajve të fundit.

Në dhjetor, një polic i Kosovës u vra gjatë një përpjekjeje për grabitjen e një filiali banke në Istog.

Edhe grabitësi ishte vrarë pak çaste më vonë nga Policia e Kosovës.