Pas deklartave të Ivica Daçiq i cili tha se ”Behgjet Pacolli e kishte kërcënuar me vrasje në Bukuresht”, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhane Vuniqi në një përgjigjie të dhënë për klankosova.tv, deklaratat e tilla i ka quajtur gënjeshtra të radhës.
Veç kësaj ajo ka thënë se këto akuza Ivica Daçiq po i bënë duke mos ditur se me cilat mjete ta liftojë diplomacinë kosovare, njofton Klan Kosova.
”Sikurse të gjitha deklarimet e tij të rrejshme deri tani, edhe kjo është një gënjeshtër e tij e radhës. Nuk besoj se MPJ duhet të merret me deklarata të tilla sa të rrejshme aq edhe budalleske. Ai njeri definitivisht nuk po di se me çfarë mjete me na luftu, ka huq krejt..!” është shprehur, Vuniqi,