Edhe mbrëmë ka ndodhur një vjedhje në një xhami në fshatin Babimofc, Obiliq.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur brenda xhamisë kanë vjedhur kasafortën prej druri, në të cilin kishte para në shumë totale prej 100 €”, thuhet në raportin 24 orësh.
“Raportohet se të dyshuar të panjohur kanë thyer derën e xhamisë dhe nga aty kane vjedhur një shumë parash dhe regjistruesin e kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.