Me një kërkim të thjeshtë në internet për detektivë privatë në Kosovë, shfaqen disa shpallje për shërbime të tilla.
Por, në shpallje nuk një ka adresë, numër apo e-mail zyrtar për kontakt. Zakonisht, e vetmja mënyrë komunikimi me persona të tillë, është me mesazhe që dërgohen përmes faqes ku është publikuar shpallja. Arsye kryesore për këtë fshehje kontaktesh dhe ushtrim veprimtarie në mënyrë kaq diskrete, është mungesa e një ligji për detektivët privatë.
Teksa konfirmojnë mungesën e një ligjit të tillë, në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se, aktualisht, nuk kanë ndonjë përgjegjësi në lidhje me fushën e hetimit privat dhe se nuk janë në dijeni të ndonjë aktiviteti të tillë ilegal.
“Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka ndonjë përgjegjësi për momentin në lidhje me fushën e veprimtarisë së detektivëve privatë. Gjithashtu, ju njoftojmë se në Republikën e Kosovës nuk ka ende të miratuar një ligj, i cili e rregullon këtë fushë. Duke qenë se nuk kemi përgjegjësi ligjore në këtë aspekt, normalisht se nuk jemi në njohuri të zhvillimit të këtij aktiviteti nga askush. Nëse ka raste të evidentuara të kryerjes së kësaj veprimtarie, për momentin ilegale, duhet të njoftohen organet e rendit, gjegjësisht Policia e Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj ministrie.
Merr pjesë në takimin e Gjuriqit me banorët serb të veriut
Ministri i Qeverisë së Ramush Haradinajt, Nenad Rikalo mori pjesë në takimin e zyrtarëve serb nga Beogradi me banorët e Mitrovicës së Veriut.
Pikërisht në ditën kur Marko Gjuriq u arrestua pasi që nuk përfilli vendimin e qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes së tij në Kosovë. Gjuriq u arrestua, dhe u dërgua në stacionin qendra në Prishtinë e pastaj u dëbua nga Kosova përmes pikës kufitare në Merdare.
Këtë ditë Rikalo, deklaroi se ishte lënduar nga pjestarët e njësisë speciale të Kosovës. Nga spitali ku thoshte se po trajtohej deklaroi se “nuk do t`i falë shqiptarët që e rrahën”.






