Menaxheri argjentinas, Mauricio Pochettino, ka thënë se është i zhgënjyer me mungesën e transferimeve në skuadrën Tottenham.
Kjo është hera e dytë që skuadra angleze nuk rekruton lojtarë të rinj dhe trajneri Pochettino e ka pranuar se dëshironte ta forconte klubin, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
“Natyrisht se unë doja ta forcoja skuadrën, por meqë nuk mund të nënshkruajmë lojtarë të rinj, atëherë duhet të pajtohem me vendimet e klubit”.
“Sigurisht që jam i zhgënjyer sepse jemi në një pozitë shumë të favorshme, dhe ndoshta me ndihmën e lojtarëve të rinj do të mund të arrinim rezultate edhe më të mira”.






