Një person nga fshati Uglar i Graqanicës ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur disa gjëra me vlerë.
“Gjithashtu ia kishin vjedhur edhe automjetin me targa vendore të cilin e kishte pasur ne garazhin e tij. Nuk është raportuar për persona të arrestuar”, shkruhet në raportin e Policisë.






