Lokale - eSIMy

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se sot do të miratohet Ligji për Buxhet dhe Ligji për Paga.

Ai ka thënë se këto ligje i japin fund arbitraritetit dhe anarkisë që ka mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet.

Statusi i plotë:

Sot, bashkë me Ligjin e Buxhetit, po miratojmë edhe Ligjin e Pagave për sektorin publik në shtetin tonë. Me këtë ligj, po i japim fund arbitraritetit dhe anarkisë që kanë mbizotëruar në këtë fushë për pothuajse 20 vjet.

Pagat u janë rritur të gjithë mësimdhënësve, personelit shëndetësor, policëve, ushtarëve, shërbyesve civilë dhe të gjitha kategorive tjera në sektorin publik. Kemi bërë një ligj të standardeve më të mira, duke respektuar meritat e secilës kategori që paguhet nga buxheti i shtetit.

Askujt nuk do t’i ulet paga ekzistuese. Ligji parasheh vetëm rritje. Tani, fokusi do të jetë në sektorin privat, për rritjen e prodhimit vendor dhe nxitjen e ndërmarrësisë të hapë vende të reja pune dhe me paga më të larta.