Me flamuj e pankarta refuzonin idenë për bashkimin e Mitrovicës.
Në fakt, këtë ide të iniciuar nga Agim Bahtiri i Jugut, serbët e veriut, të prirë nga krerët e Listës Serbe, e quajtën tendencë për okupim të asaj pjese nga shqiptarët.
Një gjë të tillë e tha troç, lideri i Srpskas, Goran Rakiq, njëherazi kryetar i dorëhequr i komunës përtej Ibrit, në fjalën e tij gjatë marshit protestues, që u mbajt të premten në mesditë, njofton Klan Kosova.
Pakënaqësitë që kanë me idenë për bashkim, e të cilat i shfaqën me anë të motos “Nga këtu nuk ka më kthim prapa”, ata shkuan t’i shfaqin edhe para një zyre ndërkombëtare në veri.






