Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe ka konfiskuar tri armë, njofton Klan Kosova.

“Operacioni i hetuesve policor, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit si dhe së urdhëresës së Gjykatës përkatëse, është zhvilluar në katër  lokacione të ndryshme, një shtëpi dhe tri lokale, ku gjatë bastisjeve policia ka arritur  të gjejë dhe të sekuestroj, tri revole si dhe 16 fishekë”.

“Po ashtu lokalet e bastisura nga ana e policisë, ku është hasur në veprimtari të ndaluar (bixhoz) si dhe pas verifikimit të dokumentacionit nga ana e inspektorëve komunal të tria lokalet janë mbyllur”, shkruhet në komunikatën e dërguar nga PK.

Personat e arrestuar janë Sh. B ,17 vjeç, A.Gj, 46 vjeç dhe Sh.Gj, 21 vjeç.

“Pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që janë iniciuar rastet, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar i armëve ndërsa i arrestuari i tretë Sh. Gj është dërguar për vuajtje të dënimit në Burgun e Dubravës, pasi që i njëjti ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës.