Lokale - eSIMy

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar në 22 vjetorin e rënies, tre heronjtë e kombit.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar.

“Heroizmi i Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës është i përjetësuar në historinë tonë të re. Ata janë ndër komandantët dhe luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lavdi e përjetshme emrit dhe veprës së tyre! “, ka shkruar Thaçi./Llapi.info