Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu po cilëson se krerët ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj, me udhëtimet e tyre në Bruksel po ia humbin seriozitetin shtetësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se ekipi negociator sipas saj ia ka zbutur presidentit Thaçi vetminë në negociatat për shkëmbime territoresh.
Sipas saj, ata po ia forcojnë pozitën presidentit me këto udhëtime, siç i quajti ajo “pa sens”.
Ky është postimi i Haxhiut në Facebook:
Limaj e Ahmeti kanë udhëtuar për në Bruksel për t’u takuar me asistentët e Komisioneres Mogherini.
Ata janë duke rrënuar edhe atë pak seriozitet shtetëror që i ka mbetur shtetit tonë në arenën ndërkombëtare.
Ia zbutën Thaçit vetminë e madhe për negociata të reja për shkëmbime, tash po ia forcojnë pozitën duke shkuar në udhëtime pa sens.
Kah jeni nisur allahile?!
Mijëra qytetarë ju kundërshtojnë






