Dueli i dy skuadrave të Ipko Superligës, Llapit dhe Drenicës ka përfunduar me fitore minimale të llapjanëve 1:0.
Golin e vetëm në këtë ballafaqim e realizoi Mentor Zhdrella nga gjuajtja e lirë.
Kjo është ndeshja e pestë me radhë që Llapi e fiton në kuadër të fazës përgatitore.






