Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi për taksën është legjitim. Ai ka thënë se kushdo që ka problem me kushtet e tij është kundër Kushtetutës, njofton Klan Kosova.
“Vendimi për taksën është vendim legjitim. I kam dërguar disa letra dje që i keni pa dhe ky është vendimi im për taksën”.
“E kam parë më herët propozimin e Veselit. Ajo që kam shkruar në letër vendeve të QUINT-it është vendimi im” tha Haradinaj.
I pyetur për tradhtinë e partnerëve të koalicionit qeverisës Haradinaj tha se nuk ka një reflektim real.
“Kush tradhton nuk e di për besë nuk e kam një reflektim real. I keni parë dokumentet dërguar QUINT-it dhe BE-së janë ato qëndrime dhe në to do të jem në vazhdimësi”.






