Lokale - eSIMy

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar me biznesmenin Florin Krasniqin.

“Investimet e diasporës sonë, me potencial të madh financiar janë me interes të jashtëzakonshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“Prita në takim biznesmenin dhe investitorin kosovar, që jeton në Amerikë, Florin Krasniqin, me të cilin pata kënaqësinë të bashkëbisedoj për impaktin e masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për krijimin e klimës së volitshme për investitorët”.