Lokale - eSIMy

Greva e përgjithshme në të gjitha institucionet arsimore në vend po vazhdon për ditën e 12-të.

SBASHK ka bërë të ditur se i tërë sistemi arsimor do të mbajë grevë deri në plotësimin e kërkesave.

Ata kanë apeluar sërish tek institucionet qendrore dhe në veçanti ministrit Bytyqi, që të jep kontributin e tij në Qeverinë e Kosovës, për realizimin e kërkesave ose largimin e Ligjit të pagave, përndryshe sipas tyre grevës nuk i shihet fundi.

Sot, në ditën e 12-të të grevës, kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, së bashku me Këshillin Qendror Grevist, do t’i vizitojë grevistët në komunën e Ferizajt, pikërisht ne ora 9:15 ne çerdhen “Ardhmëria Jonë”, në ora 9:45 SH.F “Gjon Serreqi” dhe në ora 10:20 SH.M “Dr Shaban Hashani”.

Mësimdhënësit janë në grevë të përgjithshme që nga 14 janari.