Lokale - eSIMy

Greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e tretë, por ka mësues që nuk po e përkrahin.

Mësuesi Abdullah Blakçori nga Podujeva, përmes poezisë “Mësimi” ka apeluar që të ndërpritet sa më parë greva, sepse sipas tij, nxënësit janë të pafajshëm.

Ndër të tjerash, në poezi thuhet “u bëmë hor” dhe “të gjitha të palarat na kanë dal në shesh”.

Më poshtë gjeni poezinë e tij të plotë:

MËSIMI

Merruni vesh shpejt
Që t’fillojë mësimi
Se dhe n’libra t’shenjtë
Mesazh është pajtimi

Që t’fillojë mësimi
Shpejt merruni vesh
Se t’gjitha t’palarat
Na kanë dalë në shesh

Për këto marifete
Fëmijët s’janë fajtorë
Mos i lini në terr
Se t’gjithë u bëmë hor

Nxënësit janë engjuj
Ata duan dritë
Loti që e derdhin
I verbon çdo ditë

Merruni shpejt vesh
Le t’bëhet pajtimi
Ngase as në luftë
Nuk është ndalë mësimi

Merruni shpejt vesh
Ëndrrën mos ua vrisni
Të gjithë jemi tanët
Andaj çfarë po prisni

Merruni shpejt vesh
E mos flisni kot
Se mësimi që humb
Nuk kompensohet dot!  (Abdullah Blakçori)