Pak minuta më parë Indeksonline ka raportuar për një person të vetvrarë në fshatin Dubravë të komunës së Istogut.
Rasti në fjalë është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin Pejës.
Por sipas burimeve të Indeksonline personi që humbi jetën sot është 18 vjeçari, Jetmir Bekaj.
18 vjeçari u gjet i varur në shtëpi, por shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti nuk dihen ende.
