Lokale - eSIMy

Në hollin e Kuvendit të Kosovës kanë filluar homazhet pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit.
Në homazhe të pranishëm janë familjarët e Dacit, babai Nexhat Daci, nëna, motrat, bashkëshortja si dhe familjarë të tjerë.

Arian Daci, djali i ndjerë i akademikut Nexhat Dacit vdiq dje nga një ortek në Brezovicë, i cili e zuri rreth 4 apo 5 metra nën borë.

Ndërsa në ora 12:00 në Teatrin Kombëtar do të mbahet mbledhje komemorative. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës.