Lokale - eSIMy

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është i trishtuar nga lajmi tronditës nga Brezovica, për humbjen e jetës së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.

“Në këto momente të vështira i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit të Akademisë së Shkencave, mikut tim, Nexhat Daci, familjes, miqve dhe kolegëve të Arianit”, shkruan Hoxhaj në rrjetin social Facebook.