Lokale - eSIMy

Minsitri i Zhvillimit ekonomik, ka ngushëlluar për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci tregjikisht nga një ortek në Brezovicë.

Përmes një postimi në Facebook,  Lluka është shprehur i pikëlluar me këtë rast.

Lluka ka thënë se Daci ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit.

Ky është postimi i plotë i Llukës në Facebook:

Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.

Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës.

Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta.

Pusho i qetë Arian!