Lokale - eSIMy

Ndikimi i futbollit për të ndryshuar jetën nuk mund të nënvlerësohet. Loja e bukur ka ringjallur fatin e dy vajzave nga Kamboxhia, me ndihmën e Akademisë SALT, një OJQ e dedikuar për përmirësimin e jetës të të rinjve në veriperëndim të këtij vendi nëpërmjet futbollit.

Kimhong Huot dhe Chivey Ban ishin dy jetime që jetonin në një jetimore në Battambant në vitin 2010 kur akademia SALT nisi implementimin e projektit. Ato ishin ndër vajzat e para që u rekrutuan në ekipin e njohur të Kamboxhias, Mighty Girls.

Në akademinë SALT, këtyre vajzave u ishin ofruar strehimi, ushqimi, si dhe kishin mundësinë që të stërviteshin futboll nga trajnerë evropianë në kuadër të projektit. Ndihma nga kjo akademi ishte shumë e madhe dhe e rëndësishme për to, pasi në një vend si Kamboxhia vajzat përballen me martesë të detyruar në moshë të hershme dhe kanë vështirësi të shumta në jetë. Si Kimhong ashtu edhe Ban kanë punuar shumë përgjatë gjashtë vjetëve tek ekipi Mighty Girls, duke i përmirësuar aftësitë jashtëzakonisht. Pas kësaj, ato impresionuan në kampionatin e parë të femrave që u mbajt në Kamboxhia në vitin 2016.

Zhvillimin si futbolliste e vazhduan tek ekipi profesional Phnom Penh Crown, ndërsa tani janë shtylla kryesore e Përfaqësueses së Kamboxhias. Paraqitja e tyre ishte e jashtëzakonshme në kampionatin e femrave të Afrikës kur së bashku shënuan nëntë gola në fitoren 12:0 të Kamboxhias ndaj Timorit, në qershorin e vitit të shkuar.