Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe me reshje të dobëta bore, kryesisht në orët e para të ditës.
“Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
“Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje të lehtë. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet tutje në njoftim.






