Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar gjatë ditës së sotme nga njësitet policore të stacionit Qendra në Prishtinë.

Polici ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka kryer një operacion, nga i cili është arrestuar një i dyshuar për falsifikim dokumenti dhe vendosje e përmbajtjes së pavërtetë.

Policia ka njoftuar se i dyshuari, N. Murtezi, 43 vjeçar, dyshohet me bazë të ketë falsifikuar dokumentin e të kaluarës kriminale, me qëllim që të njëjtin ta përdorë për punësim.

Ndërkohë që në rrugë operative, polica ka marrë informacione për veprimet e të dyshuarit ka kryer veprimet e nevojshme hetimore të cilat kanë rezultuar me arrestimin e tij.

I njëjti pas arrestimit është intervistuar nga ana e policisë për të vazhduar më tej në procedurë.