Në Ministrinë e Punëve të Brendshme do të mbahet konferencë për media në kuadër të fushatës së legalizimit të armëve ilegale “Me letra”, ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.
Në këtë rast, do të marrë pjesë, Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Alessandra Roccasalvo, Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Konferenca do të mbahet të premten, më 25 janar 2019, nga ora 10:30 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla P.02. Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane






