Në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë dje ka ndodhur një vjedhje.
Një person ka njoftuar policinë se i është vjedhur nga persona të dyshuar e të panjohur vetura e tij me tabela vendore e parkuar në parkimin e ndërmarrjes ku punon.
Ende nuk ka të arrestuar për këtë rast, ndërsa njësitet policore janë duke kryer hetime intensive.






