Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kryesia e LDK-së ka bërë homazhe te varri i tij. Ata po ashtu kanë bërë vizitë edhe te familja Rugova.
Në këtë përvjetor u tha se për idealet e tij për një Kosovë paqësore dhe të zhvilluar ekonomikisht, duhet edhe shumë punë për t’u bërë.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, tha se edhe kundërshtarët më të mëdhenj, janë përulur pas vdekjes së tij.
Ai ka përmendur grevat dhe protestat në vend, duke shtuar se edhe faktori ndërkombëtar me Kosovën është në marrëdhënie tensionuese.






